Situata në Kosovë, shtyn derbin mes Partizanit dhe C.Zvezdës

Derbi më i madh i futbollit në Serbi në mes Partizanit të Beogradit dhe Crvena Zvezdës i paraparë të zhvillohet më 27 shtator në Beograd, është shtyrë, ndërsa mediumet serbe raportojnë se shkak për një gjë të tillë është situata e krijuar në Kosovë. Në Serbi është shpallur ditë zije nga Qeveria.

Kujtojmë se një grup i organizuar terrorist e ka sulmuar Policinë e Kosovës në Zveçan ku ka mbetur i vrarë një polic i Kosovës dhe zyrtarisht tre terroristë serbë.

Ndeshja Partizani – Zvezda duhej të zhvillohej të mërkurën më 27 shtatorit në orën 19:00. Përfaqësuesit e të dy klubeve kanë qenë në kontakt me autoritetet shtetërore dhe është marrë vendimi përfundimtar për shtyrjen e derbit, ndërsa data e re e ndeshjes do të bëhet e ditur më vonë. /Lajmi.net/

LEXO EDHE:

Back to top button