Situatë interesante: Kampion në tre shtete, brenda një viti!

Një situatë e paprecedentë vjen nga futbolli afrikan, ku ekipi Al-Hilal nga Sudani mund të bëjë një gjë të paharrueshme.

Në fakt, ekipi mund të bëhet kampion në tre vende në pak më shumë se një vit. Aktualisht, Al-Hilal luan në Premier Ligën e Ruandës dhe ka një pikë më pak se lideri APR, por edhe katër ndeshje më pak, kështu që është favorit për vendin e parë, dhe si erdhi një ekip nga Sudani të luante në Ruandë?

Për shkak të luftës civile në Sudan, Al-Hilal luajti në Ligën e Parë të Mauritanisë sezonin e kaluar, ku fitoi vendin e parë. Pastaj, klubi ishte pjesë e ligës së shkurtuar në Sudan, dhe këtë vit luan në Premier Ligën e Ruandës.

Një gjë e paprecedentë, kjo nuk është parë më parë në futboll..

LEXO EDHE:

Back to top button