Situatë e rëndë në Gaza, vazhdojnë thirrjet izraelite për evakuim nga veriu
Situatë e rëndë në Gaza, vazhdojnë thirrjet izraelite për evakuim nga veriu

Gazetare: Xhesika Salahi
Situata tensionuese në Gaza vazhdon ende. Palestinezët në jug të Gazës kanë marrë njoftim për evakuim, pasi pritet që ushtria izraelitë të thellojë pushtimin në jug të Gazës së shpejti. Një mungesë e madhe karburanti në Rripin e Gazës pasoi me ndërprerje të rrjetit të internetit dhe telefonave, duke prerë kontaktet me botën e jashtme. Gati çdo person në Rripin e Gazës nuk ka ushqim të mjaftueshëm dhe më shumë se dy në çdo tre njerëz nuk kanë ujë të pijshëm të pastër, sipas deklaratës në Programin Botëror të Ushqimit. Banorët thonë se buka është e pakët dhe raftet e supermarketeve janë bosh.
“Njerëzit janë të uritur. Në Gaza, njerëzit po mbijetojnë vetëm me një vakt në ditë, nëse janë me fat. Mungesa e karburantit dhe humbja e lidhjes po dëmtojnë operacionin tonë në Gaza. Mungesa e karburantit ka detyruar furrën e fundit të mbyllet dhe mulliri i fundit të ndalojë bluarjen e miellit të grurit. Edhe buka, guri i themelit i çdo diete palestineze tani është bërë një gjë e rrallë”, tha Samer Abdeljaber, programi botëror i ushqimit, drejtor në Palestinë.
Palestinezët në Rripin e Gazës po bëhen çdo ditë e më të dëshpëruar në kërkim të bukës dhe ushqimeve të tjera thelbësore. Tashmë kemi filluar të shohim raste të dehidratimit dhe kequshqyerjes, të cilat po rriten me shpejtësi dita-ditës. Pra, Gaza në fakt rrezikon në krizë urie pa karburant dhe pa rritje të shpejtë të furnizimeve ushqimore…”, deklaroi Abeer Etefa, zëdhënëse e larte për Lindjen e Mesme.
Të paktën 11,500 palestinezë, dy të tretat e tyre gra dhe të mitur, janë vrarë që nga fillimi i luftës, sipas autoriteteve palestineze të shëndetësisë. Rreth 2,700 vetë janë raportuar të humbur, ku dyshohen të jenë nën rrënoja. Izraeli u zotua të zhdukë Hamasin pasi grupi militant nisi inkursionin e tij të 7 tetorit. Rreth 1,200 vetë kanë vdekur në Izrael, kryesisht gjatë sulmit fillestar dhe rreth 240 u morën robër nga militantët. /Alsat.mk