Situatë e vështirë ushqimore në vendin e izoluar komunist

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un deklaroi se situata e ushqimit në vendin e izoluar Komunist ishte vështirësuar si rezultat i pandemisë dhe tajfunit të vitit të kaluar, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

Në një seancë plenare të Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve që u hap të martën, Kim u bëri thirrje zyrtarëve të zgjidhin “situatën ushqimore të njerëzve” e cila po bëhet e tensionuar, sipas KCNA.

Ai tha se problemi u shkaktua pjesërisht nga paaftësia e sektorit bujqësor për të përmbushur planin e tij të prodhimit të grurit për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga tajfuni i vitin të kaluar.

Kim gjithashtu u tha koreanëve të veriut të përgatiteshin për kufizimet e zgjatura të Covid-19.

Përveç një numri katastrofash natyrore, përfshirë përmbytjet dhe dëmtimet e tajfunit dhe pandemisë, vendi gjithashtu është subjekt i sanksioneve të ashpra ndërkombëtare për shkak të programit të tij të armëve bërthamore.

LEXO EDHE:

Back to top button