S’ka befasi, Sviatek sërisht kampione në Paris

Ndodhi ajo që pritej në finalen e “Roland Garros” për femra, pasi Iga Sviatek dominoi dhe në fund u shpall edhe fituesja e këtij kompeticioni. Tenistja polake vazhdon të konfirmohet si numri 1 në botë, pasi mposhti lehtësisht në finale, tenisten amerikanen, Kori Gauf me 2-0 në sete.

Në finalen që zgjati pak më shumë se një orë, Sviatek e mbylli setin e parë në shifrat 6-1. Në setin e dytë, amerikania u përpoq të bënte më shumë rezistencë, por në fund gjithçka përfundoi 6-3 duke ngritur në qiell edhe trofeun e “Roland Garros”-it.

Kjo fitore, Sviatekut, i jep edhe një rekord pasi që regjistroi 35 fitore radhazi në tenis. Ky është trofeu i dytë i fituar i “Roland Garros” për Iga Sviatek, ndërsa e kishte fituar më parë këtë titull edhe në vitin 2020. /abcneës.al

LEXO EDHE:

Back to top button