S’ka dorëheqje, s’ka përgjegjësi – Drejtorit të Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve, i duken fushatë kundër tij raportimet për vdekjet e foshnjave!
S’ka dorëheqje, s’ka përgjegjësi – Drejtorit të Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve, i duken fushatë kundër tij raportimet për vdekjet e foshnjave!
Drejtori i Klinikës për Sëmundje të fëmijëve Rexhep Memedi në një konferencë për media tha se disa individë me dezinformata dhe shkrime raciste po bëjnë fushatë kundër klinikës dhe kundër tij, madje duke keqpërdorur edhe fëmijët, shkruan Alsat.
Ai tha se vdekjet e foshnjave në këtë klinikë janë shumë herë më të ulëta se sa vitet e kaluara. Ai foli edhe për vdekjen e foshnjës 14 muajshe për çka tha se intubimi nuk ka qenë shkak i vdekjes, ndërsa shtoi se kanë vërejtje për raportin e komisionit./ Alsat.mk