S’ka kufizime te shorti, mund të ketë finale të parakohshme

Liga Evropa është një edicion, ku garën e kanë vazhduar shumë emra të mëdhenj, pavarësisht eliminimeve të bujshme, dhe sigurisht më të spikaturat janë skuadrat angleze dhe ato italiane, të gjitha protagoniste ndër vite të turneve ndërkombëtarë.

 

Ekipet do të kthehen shumë shpejt në fushën e lojës në këtë turne e për këtë arsye, UEFA do të hedhë tw premten (26 shkurt) shortin për fazën tjetër. Në orën 13, do të mësohen përballjet që do të dalin nga një short i lirë, pasi nuk ka asnjë kufizim mes skuadrave që mund të luajnë njëra kundër tjetrës, as ato të të njëjtit vend.

Kjo do të thotë se kombinimet janë të shumëllojshme e mund të ketë edhe ndonjë finale të parakohshme nëse do të ketë përplasje të emrave të njohur në arenën ndërkombëtare.

SKUADRAT E KUALIFIKUARA

Ajaks, Arsenal, Dinamo Kiev, Dinamo Zagreb, Granada, Jang Bojs, Klub Brizh, Mançester Junajtid, Milan, Molde, Olimpiakos, Renxhers, Roma, Slavia Pragë, Shakhtar Donjetck, Totenhem dhe Vijareal.

LEXO EDHE:

Back to top button