S’ka marrëveshje, Rafael Leao gjithnjë e më larg Milanit

Në derbin e së dielës, Rafael Leao nuk la gjurmë, edhe për shkak të Zhirus, që shpërdoroi një rast ideal goli të servirur nga portugezi. Ashtu siç edhe negociatat për rinovimin e tij me Milanin janë të bllokuara, shpjegon “Gazzetta dello Sport”.

“Pioli qëndron, Ciao Leao”, është titulli me të cilin hapet edicioni i sotëm i “Gazzetta dello Sport”, referuar situatës te “kuqezinjtë” dhe të ardhmes së trajnerit e sulmuesit.

Futbollisti luzitan nuk është i kënaqur me rrogën 6.5 milionëshe, që i është ofruar për të rinovuar, sepse dëshiron që Milani ta lirojë nga çështja me Sportingun e Lisbonës (19 milionë detyrime të famshme). Gjithashtu, në pritje është çështja e klauzolës prej 150 milionë eurosh, të cilën lojtari do të donte ta përgjysmonte. Pra, gjithçka është ende e bllokuar, kurrë më larg nuk kanë qenë palët në negociata, duke rritur kështu shanset për një lamtumirë të hershme.

Brenda krizës së Milanit., trajneri fiton besimin (për momentin), por duhet të arrijë zonën e Ligës së Kampionëve. Rafa i dëshpëruar dhe gjithnjë e më larg “Djallit”.

 

LEXO EDHE:

Back to top button