S’ka vendim se kur do të nisë viti i ri shkollor


Qeveria nuk di akoma se kur do të fillojë viti i ri shkollor. Mirëpo, ka miratuar vendimin për mënyrën e realizimit të procesit edukativo arsimor. Fëmijët nga klasa e parë e deri në tretën mësimin do ta ndjekin me prezencë fizike ndërsa pjesa tjetër e nxënësve nga arsimi fillor dhe i mesëm mësimin do ta ndjekin nga distanca. Këtë e konfirmuan ministri i Arsimit, Arbër Ademi dhe ai i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ky i fundit tha se prindërve të nxënësve deri në klasë të tretë do t[u jepët edhe mundësia e zgjedhjes. Ata kanë të drejtë të kërkojnë që fëmijët e tyre mos të obligohen për prezencë fizike në shkolla por realizimin e mësimit ta ndjekin në internet.

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi tha se në shkollat ku do të realizohet mësimi me prezencë fizike do të duhet të respektohen protokollet tashmë të miratuara që parashikojnë më së shumti 20 nxënës në një klasë me distancë fizike prej 1.5 metër, mbajtje të maskës dhe dezifektim.

Përjashtim nga mësimi online do të mund të bëjnë edhe shkollat të cilat kanë klasa me më pak se 20 nxënës. Kërkesa që të ndjekin mësimin me prani fizike edhe këto nxënës që janë pjesë e klasave më numër të ulët të nxënësve, duhet të bëhet nga Komunat. Ministria e Arsimit dhe një grup i posaçëm pune me anëtarë nga Komisioni për sëmundje ngjitëse do të shqyrtojnë kërkesat e komunave dhe varësisht gjendjes epidemiologjike do të marrin një vendim.

Melihate Rustemi

LEXO EDHE:

Back to top button