Skaloni bën komparacion mes Mesit dhe Federerit

Lionel Mesi duhet të vlerësohet nga tifozët e të gjitha vendeve në Kupën e Botës, pasi mungesa e tij në futboll do të jetë e njëjtë me atë të Roxher Federer ne tenis.

“Mesi është si Federeri. Ai doli në pension dhe çfarë ndodhi kur doli në pension? Të gjithë të emocionuar, të gjithë po thonë ‘ai nuk do të jetë më këtu, nuk do të luajë më’. Sa prej nesh do të dëshironin ta shihnin Federerin të luante tenis? Sepse ishte e mrekullueshme ta shikoje atë duke luajtur. E njëjta gjë do të ndodhë me Messin dhe më shumë, sepse futbolli është një sport që lë shumë më tepër emocione”, tha trajneri i Argjentinës, Lionel Skaloni, pas ndeshjes me Xhamajkën.

 

“Pra, le ta shijojmë, të gjithë e shijojnë pa dallim vendi, është e mrekullueshme ta shohësh. Kam mundësi ta stërvit, por do të isha tifoz, do të paguaja një biletë për ta parë dhe do t’i blija fanellën, pavarësisht nga vendi. Pra, e vetmja gjë që mbetet është ta shijoni atë, sepse nuk e di nëse diçka e tillë do të përsëritet ndonjëherë. Pra, duhet ta shijoni atë dhe asgjë tjetër”, tha mes tjerash Skaloni.

 

Mesi shënoi dy gola në fitoren 3-0 të Argjentinës ndaj Xhamajkës të martën, miqësorja e tyre e parafundit para Botërorit “Katar 2022”. Argjentina shkon në fkëtë turne si një nga favoritët, pasi ka fituar “Copa America” vitin e kaluar.

Ky mund të jetë shansi i fundit i 35-vjeçarit Mesi për të fituar një Kupë Bote, pasi humbi në finalen e 2014-ës, nga Gjermania.

LEXO EDHE:

Back to top button