Skandal, futbollistët argjentinas me kore raciste ndaj lojtarëve të Francës

Argjentina fitoi për herë të dytë radhazi trofeun e Kopa Amerika, pasi mposhti në finale Kolumbinë me shifrat 1-0, falë golit të shënuar nga Lautaro Martinez.

Gjatë festës së titullit, argjentinasit kënduan kore raciste kundër lojtarëve të Francës. Kjo këngë u këndua në fillim të Botërorit të Katarit nga tifozët e Argjentinës.

Një këngë që ka në qendër veçanërisht Kilië Mbape për shkak të origjinës së tij afrikane. Mesfushori Enco Fernandez hapi një live në rrjetet sociale duke transmetuar festën dhe koret raciste nga autobusi në të cilin ndodheshin.

LEXO EDHE:

Back to top button