Skandal i ri me doping, pezullim 18 mujor për Maks Pursellin

Tenisti australian dhe fitues i dyfisht në dyshe në turnet Grend Slem, Maks Pursell, pranoi pezullimin prej 18 muaj, për shkak të shkeljes së rregullave të antidopingut.
Lajmin e konfirmoi Agjencia Ndërkombëtare për integritet në Tenis, sipas të cilës, tenisti australian pa dijeni ka konsumuar një infuzion intravenoz vitaminash në një sasi më të madhe se 100 mililitra gjatë një periudhe 12-orëshe, një metodë që është e ndaluar sipas rregulloreve antidoping. Tenisti u pezullua përkohësisht në dhjetor, dhe vendimi përfundimtar për pezullimin e përhershëm u njoftua sot.
Kujtojmë se vitin e kaluar, Iga Shvjontek u pezullua për një muaj për kontaminim me një ilaç që përmbante një substancë të ndaluar, dhe Janik Siner pranoi një pezullim tremujor në marrëveshje me Agjencinë Botërore të Antidopingut.