Skandal në Angli, në qendër të vëmendjes është sulmuesi i Çellsit

Ylli i ri i Çellsit, Mikhailo Mudrik, u kritikua ashpër pasi përdori fjalën që u referohet personave me ngjyrë në një videoklip. Nënshkrimi i ri prej 100 milionë euro përsëriti termin racial në një video në “TikTok”, që është shikuar mbi 200,000 herë.

Burime pranë anësorit ukrainas, këmbëngulin se ai thjesht po përpiqej të këndonte pjesë nga hiti i reperit amerikan Lil Baby të vitit 2017. Mudrik ka kërkuar falje për videon, por fansat dhe aktivistët kritikuan sulmuesin ukrainas për përdorimin e gjuhës në klipin e TikTok “pavarësisht nga konteksti”.

“Mikhailos i vjen thellësisht keq për çdo ofendim të shkaktuar nga video e postuar në llogarinë e tij TikTok”. Ndërsa qëllimi i tij ishte vetëm të këndonte tekstin e një kënge, Mykhailos i vjen keq për vendimin e tij dhe e pranon me gjithë zemër se nuk ishte e përshtatshme,” tha përfaqësuesi i Mudrik për “The Sun”.

Dhe më pas, videoja është hequr. Grupi kryesor i futbollit kundër racizmit, Kick It Out kritikoi videon e futbollistit të Çellsit.

“Kick It Out dënon përdorimin e të gjitha sharjeve racore, duke përfshirë fjalën që u referohet personave me ngjyrë, pavarësisht nga konteksti”, thonë nga  “Kick It Out”.

Videoja e plotë e Mudryk që zgjat dy minuta e 43 sekonda, përmban fjalën që u referohet personave me ngjyrë plotë 16 herë.

LEXO EDHE:

Back to top button