Skandal në Ligën e Evropës, tifozët e Lille vendosin flamurin famëkeq kundër Kosovës
Provokimet nuk po ndalen në ndeshjet e Ligës së Evropës. Kjo ndodhi përsëri mbrëmë, në ndeshjen midis Lille-t dhe Crvena Zvezdës që u zhvillua në “Pierre-Mauroy”.
Edhe pse stadiumi nuk ishte i mbushur plotësisht, një grup i tifozëve më të zjarrtë të Lille-it shpalosën një flamur ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë, të shoqëruar me pankartën me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”. Mesazhi, me përmbajtje të qartë politike, u interpretua si provokues dhe nxitës i tensioneve, duke rikthyer çështje të ndjeshme kombëtare në një ngjarje sportive ndërkombëtare.
Tifozët e Lille-t duket se kanë harruar shpejtë se e kishin dikur në skuadër lojtarin nga Kosova, Edon Zhegrovën ku ishte dhe një idhull për këta tifozë. Ndeshja u mbyll me fitoren e Crvena Zvezdës, me rezultat 0-1./IndeksOnline







