Skandalet në klinikën e Onkologjisë nuk kanë fund- denoncime për keqpërdorime tjera me kujdestaritë

Skandalet në klinikën e Onkologjisë nuk kanë fund- denoncime për keqpërdorime tjera me kujdestaritë

Gazetar: Adnan Qaili

Në Klinikën e Onkologjisë, motrat medicinale dhe personeli sanitar shprehin revoltën e tyre se nuk u paguhen kujdestaritë për orët e ndërrimit të natës. Dyshimet për manipulimin e buxhetit të klinikës dalin në dritë, kur të punësuarit nuk marrin as për punët shtesë që bëjnë me turne. Njëra nga infermieret e Klinikës, Maja Jakimova, thotë se përfaqëson të gjithë kolektivin që janë të prekur nga ky keqpërdorim, duke akuzuar drejtorin organizativ Nehat Nuhi, se ka mbajtur paratë e tyre. Maja rrëfen se nga mobingu është detyruar të merr pushim mjekësor, andaj ka paditur edhe Klinikën.

“Në muajin gusht, sindikata na dha dokument që më kërkesë të tyre Fondi shëndetësor ka lëshuar mjete në të gjitha klinikat dhe të gjithë i kanë paguar, por te klinika jonë as s’kemi përgjigje e as pagesa. Ja lista e pagesës sime të fundit kam 176 orë pune edhe pse në klinikë me shkurtim të orareve mbahen nën 150 orë pune në muaj. Kjo diferencë nuk më është paguar, vetëm ndërrimi natës 77 orë punë për 9 kujdestari që më janë paguar vetëm nga 8 orë, ndërsa në praktikë ato ishin 18-24 orë punë”, tha Maja Jakimova, Infermiere në Onkologji.

Në dokumentet që Jakimova ka grumbulluar për në gjykatë, tregon evidencën për 10 muajt e fundit që janë paguar vetëm për 8 orë, kurse kanë punuar së paku 18 deri në 24 orë kujdestari. Ajo dëshmon se deri më tani në Klinikën e Onkologjisë janë trajtuar pacientët të afërt me drejtorët, që nuk kishin fare evidencë në klinikë dhe natyrisht nuk paguanin, kurse ata të panjohurit, paguanin para të mëdha “cash”.

“Këtë mund ta dëshmojnë numër i madh i personelit, ne trajtojmë pacientë familjarë, shokë të afërt e fqinjë të njohur të llojit ka grip, diarre, kovid, nuk ndjehet mirë, duhet ta incizoj kokën por s’ka termin, vijnë te ne në kohën e kujdestarisë dhe merret një i punësuar nga klinika për të vrapuar nëpër repartet tjera për tu kryer punë të afërmve të drejtorit. Provoja të arrij tek drejtori tjetër që është kompetent për financat që duhet merret me këtë problem, zotëri Nehat Nuhi, por as që mund të hyj të flas me të, nuk më lënë termin për takim”, shtoi ajo.

Tv Alsat pyeti Ministrin e shëndetësisë Sali nëse janë gjetur keqpërdorime të tjera në aspektin financiar në Onkologji, ku përveç dorëheqjes së drejtorit medicinale Nikolla Vasev, vazhdon të mbetet në detyrë drejtori tjetër Nehat Nuhi, ku në gjitha dokumentet kyçe janë firmosur nga dy drejtorët, që nënkupton se edhe përgjegjësia disiplinore apo penale duhet të jetë e përbashkët. Nga autoritetet thanë se inspektimet në gjitha Klinikat po vazhdojnë dhe nuk do të ketë shkarkime selektive./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button