Skandali në Onkologji/ Opozita kërkon që Kuvendi të vazhdojë mandatin e Komisionit anketues
Skandali në Onkologji/ Opozita kërkon që Kuvendi të vazhdojë mandatin e Komisionit anketues

Gazetar: Adrian Kerimi
VMRO-DPMNE-ja vlerëson se duhet vazhduar afati i punës së Komisionit anketues mbi hetimin në Klinikën e Onkologjisë, shkruan Alsat.
Partia e Hristijan Mickoskit ngre dyshimet se skandali vazhdon akoma, ndërsa kërkon që përveç zbardhjes së rastit, patjetër te ketë përgjegjësi penale dhe politike.
“Dokumentet të cilat kanë arritur në VMRO-DPMNE dëshmojnë se Fondi për Sigurim Shëndetësor ka porositur dhe përgatitur raport në të cilin qartë vërehet puna skandaloze në Onkologji, dyshimet e bazuara për shpërdorime mbi kurrizin e pacientëve dhe tretmani jo adekuat i pacientëve me kancer që po vazhdon të ndodh akoma”, thonë nga VRMO.
LSDM-ja akuzon opozitën se po saboton hetimin në Onkologji duke drejtuar gishtin nga lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski.
“Duke qartë se Mickoski po cenon hetimin në Onkologji dhe ne duam ta pyesim se cili është qëllimi tij? A dëshiron edhe më tepër ta shqetëson opinionin, para se gjithash pacientët të cilat janë shumë të ndjeshëm në këtë pikë apo dëshiron ta saboton hetimin i cili pas 20 viteve po realizohet falë MPB-së dhe Prokurorisë Publike”, thonë nga LSDM.
Ditë më parë para komisionit anketues dëshmuan ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski dhe kryeprokurori Ljubomir Joveski. Ndonëse ishte i ftuar për herë të dytë, ish ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe nuk iu përgjigj ftesës së komisionit. Spasovski dhe Joveski kërkuan që të mos cenohet hetimi dhe të mos dëmtohen dëshmitë e siguruara. Procedura para-hetimore në Klinikën e Onkologjisë i referohet trajtimit jo adekuat të pacientëve të diagnostikuar me kancer. Deri në këtë fazë akoma nuk ka persona zyrtarisht të të dyshuar apo persona të arrestuar./ ALsat.mk