Skandali pas Real-Alaves! Trajneri i miqve:“Pse VAR nuk sinjalizoi goditjen e Endrikut, ishte i kuq”

Debati i arbitrave vazhdon të jetë i gjërë në Spanje dhe ajo ishte prezente në fund të ndeshjes së luajtur në “Santiago Bernabéu” mes Real Madrid dhe Alavesit. Pas një nate protestash të vazhdueshme dhe të zemëruara nga skuadra e bardhë, e cila pa katër kartonë të verdhë, braziliani Endrik i acaruar goditi me shqelm një kundërshtar në pjesët intime, një lëvizje që solli vetëm një të verdhë nga arbitri.

VAR (ku përfshihej Figueroa Váskez) vendosi të mos thërriste arbitrin kryesor në monitor dhe trajneri i Alaves, Luis Garsia Plaza zbuloi në një konferencë për shtyp se kishte diskutuar lojën me Ançelottin, i cili nga ana e tij u ankua për kartonët e verdhë të marre nga ekipi i tij.

“Askush nuk mund të thotë se nuk është e kuqe ajo e Endrikut, të gjithë e shohin atë. Karlo është një fenomen dhe unë kam një admirim të madh për të. Ai tha se një e verdhë nuk ishte dhe unë i thashë që ia kanë falur një të kuqe. Ne duhej të luanim dhjetë minutat e fundit kundër dhjetë futbollistëve te Real Madrid”, tha tekniku i Alavesit në një konferencë për shtyp.

 

 

“Më vonë, ndoshta ne nuk fitojmë ose ata shënojnë një gol tjetër, por ata duhet të luajnë pa atë lojtar. Askush nuk mund të thotë që nuk është e kuqe, të gjithë e shohin. Unë gjithashtu e kuptoj që arbitri nuk e sheh atë, por për këtë është VAR-i. Është e kuqe sepse ka për qëllim vetëm të godasë” tha në fund Garsia Plaza, trajner i Alavesit.

Kujtojmë se Real Madridi mundi Alavesin me 3-2, mirëpo mysafirët ishin pran barazimit të rezultatit në minutat e fundit të takimit në Madrid.

LEXO EDHE:

Back to top button