Skandaloze, pamjet e reja nga dhuna në ndeshjen e futbollit në Kosovë
Deçani ka rënë nga provimi në sport. Skuadra e Ligës së Dytë në Kosovë, ka pasur pritje armiqësore ndaj skuadrës së Prizrenit.
Pamjet skandaloze nga fushat e qytetit në Deçan nxjerrin “të palarat” e skuadrës deçanase, që nuk kursejnë asgjë në sulmin ndaj lojtarëve të skuadrës mysafire.
Fajtor për këtë sjellje janë edhe lojtarët dhe kryesia e skuadrës që nuk tentojnë fare të qetësojnë gjakrat. Shumë lojtarë të Prizrenit janë lënduar nga goditja me mjete të ndryshme nga tifozët e ashpër vendës./Indeksonline/