Skanimi i parë i trurit të një pacienti që po vdes zbulon mendimin e fundit para vdekjes
Skanimi i parë i trurit të një pacienti që po vdes zbulon mendimin e fundit para vdekjes
Një nga pyetjet e përjetshme të cilës askush nuk mund t’i japë një përgjigje konkrete është se çfarë ndodh kur vdesim?
Një grup shkencëtarësh janë të bindur se i dinë mendimet e fundit të një personi para vdekjes.
Shkencëtarët në Vankuver, Kanada, analizuan trurin e një pacienti 87-vjeçar, i cili vuante nga epilepsia, por vdiq papritur nga një atak në zemër gjatë hulumtimit.
Duke përdorur rezultatet e testit EEG (elektroencefalogram), ata ishin në gjendje të përcaktonin aktivitetin dhe proceset e trurit në momentet e tij të fundit, veçanërisht 30 sekondat para dhe pasi zemra e tij ndaloi së rrahuri.
Besimi se e gjithë jeta jonë kalon para syve tanë para vetë vdekjes mund të jetë e vërtetë pas zbulimit të një rritje të lëkundjeve gama.
“Lëkundjet e gamës” shoqërohen me kthimin e kujtimeve dhe ëndrrave, duke treguar se pacienti ka rijetuar përvojat e kaluara para se të vdiste.
– Duke gjeneruar lëkundjet e përfshira në rikthimin e kujtesës, truri mund të ketë kujtesën e fundit të ngjarjeve të rëndësishme të jetës pak para vdekjes sonë, të ngjashme me ato të vëzhguara në përvojat afër vdekjes – thotë Dr. Ajmal Zemar, autori kryesor i hulumtimit.
Hulumtimi tregoi ndryshime të ngjashme në valët e trurit tek minjtë në kohën e vdekjes, por kjo është hera e parë që është parë te njerëzit.