Skena dhune në Ligën e Dytë të Kosovës
Skena të dhunës janë parë në ndeshjen e Ligës së dytë të Kosovës, në përballjen në mes Deçanit dhe Prizrenit. Ndeshja është ndërprerë në minutën e fundit të ndeshjes kur edhe është sulmuar skuadra mysafire.
Lojtarët mysafirë janë parë të përgjakur dhe me lëndime pas sulmit që iu bë nga tifozët deçanas. Vlenë të përmendet edhe reagimi i ngathët i zyrtarëve policorë që ishin të pranishëm në fushë./Indeksonline/