Skena të tmerrshme nga India – ura shembet gjatë fluksit të madh të veturave, raportohet për viktima

Skena të tmerrshme nga India – ura shembet gjatë fluksit të madh të veturave, raportohet për viktima

Një aksident i tmerrshëm ndodhi mëngjesin e sotëm në Indi, kur një urë që lidhte dy rajone u shemb gjatë një bllokimi trafiku, duke bërë që automjetet të binin në lumë.

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën, por operacionet e shpëtimit janë ende në vazhdim.

Ekziston frika se numri i viktimave mund të jetë shumë më i lartë, raporton cnn.

Dëshmitarët thanë se disa çaste para rrëzimit u dëgjua një kërcitje e fortë, dhe menjëherë pas kësaj automjetet ranë në ujë.

 

Aksioni i shpëtimit nisi menjëherë, ndërsa banorët vendas iu bashkuan ekipeve të emergjencës për të ndihmuar në nxjerrjen e të plagosurve. Deri tani janë shpëtuar tre persona.

Sipas banorëve lokalë, kjo urë ishte një lidhje jetike për disa pjesë të rajonit, por autoritetet kishin vite që e kishin lënë pas dore.

“Paralajmërimet e përsëritura për gjendjen e saj janë injoruar,” tha një banor.

Pamjet filmike nga vendi i ngjarjes tregojnë momente dramatike ku një pjesë e urës është shembur, ndërsa një tjetër qëndron pezull në ajër.

LEXO EDHE:

Back to top button