Ski, sezoni i ri do të nis në Zelden të Austrisë

Sezoni i ri në Kupën e botës në ski, do të nis më 23 tetor në Zelden të Austrisë. Lajmin e konfirmoi edhe Federata Ndërkombëtare e Skijimit (FIS). Pas takimit në Ratebah, është marë vendimi për fillimin e sezonit dhe ajo do të niset nga skiatoret, më 23 tetor, ndërsa një ditë më vonë, do të garojnë edhe skiatorët.

“Një javë para fillimit të sezonit, pista është në gjendje të mirë dhe kemi kohë deri ditën e shtunë që të shfrytëzojmë kushtet ideale për stërvitje. Ata që sihin përgjegjës për pistën, kanë bërë një punë të mirë,” tha mes tjerash trajner i kombëtares së Austrisë, Kristan Miter.

Pas garave në Zelden, pason pauza 3 javore, që të vazhdohet sezoni në Leh, poashtu në Austri, më 13 dhe 14 nëntor.

LEXO EDHE:

Back to top button