Skuadra anglez me ofertë konkrete prej 20 mln për Armando Brojën

Pavarësisht numrit të vogël të paraqitjeve të Armando Brojës në vitin 2024, skuadra e Kristal Pallasit është interesuar për nënshkrimin e lojtarit shqiptar. Sipas gazetarit Simon Filips, “Shqiponjat” janë të gatshëm të paguajnë 20 milionë euro për të nënshkruar me 22-vjeçarin, megjithatë kjo mund të mos mjaftojë për Çellsin pasi ata kërkojnë të marrin deri në 50 milionë euro.

Sidoqoftë, çdo ofertë që mund të vijë për Brojën mund të jetë një nxitje e rëndësishme për Çellsin pasi ai kaloi mbi një dekadë në akademinë e klubit.

Prandaj, shitja e tij mund të sjellë përfitim të pastër që do të ndikonte në stabilizimin e gjendjes së brishtë financiare të klubit.

LEXO EDHE:

Back to top button