Skuadra e Alkaloidit pësoi disfatën e dytë, Lazarov: Ekipi i ri, ka ende për të mësuar

Skuadra e Alkaloidit pësoi disfatën e dytë, Lazarov: Ekipi i ri, ka ende për të mësuar

Skuadra e Alkaloidit përjetoi disfatën e dytë në kuadër të javës së tretë në Ligën Evropa. Kësaj radhe skuadra nga “Autokomanda” u mund nga Silkeborgu, me rezultat bindëse 23-31. Nënkampioni i Maqedonisë në disa momente ishte kundërshtari i barabartë në terren, por nuk arriti që deri në fund të jetë në nivelin e skuadrës nga Danimarka. Shtesë e lojës së dobët ishte edhe ekzekutimi i dobët i penaltive, ku skuadra vendase regjistroi 5 tentime të humbura nga 7 metra. Sfida e radhës për Alkaloidin, do të jetë sërish ndaj Silkeborgut, por kësaj radhe në transfertë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button