Skuadra e Diego Simeones vendosi rekord në Ligën e Kampionëve

Mbrëmje historike për Atletiko Madridin, që mposhti Sëlltikun më rezultatin 6-0 në duelin e vlefshëm për grupet e Ligës së Kampionëve.

Për skuadrën spanjolle, të drejtuar nga Diego Simeone, kjo ishte fitorja më e thellë në histori, në Ligën e Kampionëve dhe e dyta, për sa i përket garave europiani, pas fitores 8-0 që Atletiko ka arritur Kupën e Evropës në vitin 1958, ndaj skuadrës irlandeze të Drumkondras.

Ndërkohë dueli ndaj Selltikut është gdhendur me germa të arta në historinë e klubit të Atletikos për sa i përket fitoreve të thella në Ligën e Kampionëve.

LEXO EDHE:

Back to top button