Skuadra e Nantit përgatiti befasinë më të madhe

Skuadra e Nantit ka përgatitur befasinë më të madhe në sfidat e futbollit në Evropë, duke mposhtur skuadrën e PSZH-së , me përmbysje. Mysafirët ishin në disavantazh 1: 0, por ia dolën ta përmbysin në 1:2 për të arkëtuar pikët e plota.

 

Julian Draxler zhbllokoi rezultatin pas 42 minutave lojë, për të kaluar “parisienët” në epërsi, me të cilin rezultat skuadrat shkuan në pushimin e dy pjesëve. Në vazhdim Nanti ia doli të barazoi shifrat përmes Kolos në minutën e 59-të, ndërsa goditjen fatale, që vlen tri pikë, e realizoi Simon në minutën e 71-të.

Pas kësaj humbje, PSZH nuk e shfrytëzon mundësinë që ta marë kreun, duke mbajtur pozitën e dytë me 60 pikë, derisa Nant ngritët në pozitën e 18-të, me 27 pikë

LEXO EDHE:

Back to top button