Skuadra e Premier Ligës kërkon mbrojtësin danez

Teksa ka hyrë në sezonin e tij të dytë, te “Katalanasit” e Barcelona, qendërmbrojtësi danez, Andreas Kristensen është kthyer në një pikë kyçe, në formacionin e teknikut, Çavi, mirëpo duket se shumë shpejt 27-vjeçari do të rikthehet në Premier Ligës, pas largimit nga Çellsi, në verën e vitit 2022.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave britanike, për kartonin e Kristensenit interesohen “bardhezinjtë” e Njukasëllit, me teknikun, Edie Hoë, i cili gjithnjë ka qendë një “tifoz i madh” i performancave të danezët dhe do të donte ta kishte me çdo kusht, sa më shpejt të jetë e mundur në dispozicionin e tij, për sezonin e ardhshëm.

Mirëpo, pavarësisht dëshirës së madhe, të “Dallëndysheve”, për ta risjellë “yllin” e Barça-s, në Premier Ligë janë rregullat e “Fair Play”-t financiar, të Premier Ligës, të cilat klubi nuk mund t’i anashakalojë, në të kundërt do të pësonte penalitete të mëdha.

LEXO EDHE:

Back to top button