Skuadra italiane ku luajnë 2 futbollistë shqiptarë, shkarkon trajnerin

Skuadra e Sasuolos ka vendosur për shkarkimin e trajnerit, Alesio Dionisi pas humbjes në Serie A.

Ekipi ku luajnë futbollistët shqiptarë, si Nedim Bajrami dhe Marash Kumbulla pësoi humbje në javën e 26-të në Serie A nga Empoli me rezultatin 2:3.

Pas kësaj humbje, Di Marzio raporton se skuadra italiane ka vendosur të shkarkoj trajnerin. 43-vjeçari ishte emëruar trajner i klubit italian gjatë vitit 2021. Kurse gjatë karrierës ka qenë trajner edhe në ekipet si: Empoli, Venezia dhe Imolese./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button