Skuadra Italiane nga Seria A, vihet në “gjah” pas Albion Rahmanit

Albion Rrahmani është duke shkëlqyer në fanellën e Rapidit të Bukureshtit. Ylli kosovar i ka realizuar 19 gola dhe i ka bërë 4 asistime në të gjitha garat deri tash në këtë edicion me ekipin rumun. E kjo ka bërë që 23 vjeçari të bëhet objektiv i klubeve të mëdha evropiane.

Menaxheri i futbollistëve, Serxhio Mezi, opinionist në “1 Station Radio” zbulon se interesim për ish-futbollistin e Ballkanit ka shfaqur Napoli. Gjithashtu, ai tregon se kampioni i deridjeshëm italian ka shprehur interesim edhe për sulmuesin tjetër shqiptar, Armando Broja, i cili është në pronësi të Çellsit, e që aktualisht është i huazuar në Fulham.

Ndër të tjera, menaxheri në fjalë zbulon se Napoli është i interesuar edhe për qendërmbrojtësin kosovar, Ardian Ismajli. Përfaqësuesi shqiptar po shfaq stabilitet në fanellën e Empolit në Serie A.

Në fund, Mezi u shpreh i bindur se Amir Rrahmani do të qëndrojë në klubin “Azzurro”, përkundër interesimit të Atletiko Madridit dhe Atalantës.

LEXO EDHE:

Back to top button