Skuadra kosovare kalon në “play off”-in e Ligës së Kampionëve për të rinj

Skuadra e “2 Korriku U19” (ekip i Prishtinës) ka shënuar një tjetër fitore ndaj UC Dublin U19 këtë me rezultat 3-1 në UEFA Youth League (Liga e Kampionëve i të rinjve). Ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” , prishtinasit e kishin fituar me rezultat 2-1.

Edhe në transferte në Irlandë, skuadra e “2 Korriku”-t e nisi shumë mirë ndeshjen duke shënuar që në minutën e 13-të me sulmuesin Rin Ahmeti për 1-0. Me të filluar pjesa e dytë, vendasit arritën të shënonin me Xhejmi Rajan për 1-1. Por sulmuesi tashmë i konfirmuar i “2 Korrikut”, Ahmeti shënoi për 2-1 në minutën e 64-të. Epilogun ndeshjes ia dha Omer Shala që shënoi për 3-1 pas asistimit të Rin Ahmetit.

Ndryshe “2 Korriku” do të kalojë në play-off ku do të takohet me Dinamo Kievin.

LEXO EDHE:

Back to top button