Skuadra turke konfirmon: Hos Geldin Arbnor Muja

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Arbnor Muja është zyrtarisht lojtar i klubit turk të Samsunspor. Në një reagim në rrjetet sociale, Samsunspor bën me dije se kanë afruar 25-vjeçarin shqiptar, i cili ishte pjesë e Rojal Antverpit, deri në qershor të 2027-ës.

“Mirësevjen Arbnor Muja! Lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit, i cili së fundmi ishte pjesë e Rojal Antverp FC, Arbnor Muja ka firmosur për 3 vite e gjysmë me Samsunspor”-bën me dije klubi turk.

 

Muja largohet nga Rojal Antverp pas një viti e gjysmë, për të nisur një eksperiencë të re me skuadrën turke të Samsunspor-it.

 

LEXO EDHE:

Back to top button