Skuadra turke më afër firmës së Mesut Ozilit

Mesut Ozil është duke kërkuar largimin nga Arsenal, klub në të cilin nuk po mund të gjejë hapësirë. Mediat turke kanë raportuar se ylli i Arsenalit ka pasur një takim sekret me përfaqësuesit e klubit të Fenerbahçes.

Me një pagë vjetore prej 21 milionë eurove, Ozil është lojtari më i paguar te “Gunners”, por i cili as nuk është i regjistruar në Premierligë. Kontrata e tij po mbaron dhe Arsenali po kërkon që të gjejë një zgjidhje mbi këtë aspekt.

Njëri ndër klubet e fundit që ka shprehur interesim është pikërisht Fenerbahçe. Presidenti i këtij klubi, Ali Koç, konsiderohet të jetë një ndër personat më të pasur në Turqi dhe paga vjetore prej 8 milionë eurove nuk duket të jetë problem.

LEXO EDHE:

Back to top button