Skuadrat nga Maqedonia, mësojnë kundërshtarët e turit të dytë

Përfaqësuesit e Maqedonisë në Ligën e Konferencës i zbuluan rivalët e mundshëm për turin e dytë kualifikues. Kampioni i parafundit I Ligës së Parë, skuadra e FC Shkupi, nëse arrin të eliminojë Hegellmanin e Lituanisë, në fazën e dytë do të takohet me Levskin e Bullgarisë.

Makedonija Gjorçe Petrovi kanë për kundërshtar të parë skuadrën “RFS” nga Letonia dhe nëse e kalojnë atë, do të përplasen me Sabahun e Azerbajxhanit.

Shkendija, me një fitore të mundshme në dy ndeshjet me Haverforduest nga Uellsi, do të luajë me fituesin e dy ndeshjeve ndërmjet B36 Tórshavn nga Ishujt Faroe dhe Paide nga Letonia, në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

LEXO EDHE:

Back to top button