“Sky Glass” televizori i ri 4k UltraHD që pritet t’i zëvendësojë satelitët dhe kabllorët

Kompania Sky po lanson në treg një televizion të mençur (smart tv) të quajtur Sky Glass i cili synon zbërthimin e të gjitha pajisjeve në shtëpi për të mos vendosur më satelitë dhe pako me programe duke u ofruar konsumatorëve qajse direkte në filmat e tyre të preferuar. Televizioni transmetues integron të gjitha pajisjet hardverike dhe softverike të përhapura nëpër dhomat e ndejës, duke përfshirë shufrat e zërit, në një pajisje që do ketë vetëm një tel dhe futet në prizë, shkruan skynews, transmeton Alsat.

Kompania e ka parë të nevojshme, pasi nëpër shtëpi po përdoren shumë paisje teknologjike dhe shumë platforma, prandaj edhe ka krijuar këtë smart tv. Tv është në dispozicion me pesë ngjyra dhe tri madhësi (43”, 55” , 65”), sky glass është produkti i parë madhor i lançuar nga kompania që kur ka fituar £29.7bn in 2018.

Ka një ekran me pikë kuantike 4k ultra hd, duke përdorur nano kristale që ofrojnë një ngritje në vargun e ngjyrave dhe ndriçim i mundësuar në ekran. Në mundësi për tu zbërthyer, Sky glass poashtu është në dispozicion për nevojën e një pike që mbledh kabllot për audion e tyre, me gjashtë dëgjuese të kyçura dhe një sub-woofer.

LEXO EDHE:

Back to top button