Sllovaki, kryeministri Matoviç drejt dorëheqjes pas kritikave për menaxhimin e Kovidit

Kryeministri sllovak Igor Matoviç ka njoftuar synimin e tij për t’u larguar nga drejtimi i qeverisë, pas kritikave të forta mbi menaxhimin e krizës shëndetësore dhe pas vendimit për të blerë doza të vaksinës ruse Sputnik V pa informuar partnerët qeveritarë.

Sidoqoftë, Matoviç theksoi se preferonte të mbetej ministër i Financave.

Politikani sllovak nuk ka specifikuar kur do të japë dorëheqjen duke thënë se ai dëshiron të ndërrojë vendet me ministrin aktual të financave, Eduard Heger.

LEXO EDHE:

Back to top button