Sllovakia pezullon përdorimin e AstraZeneca për personat që marrin dozën e parë

Sllovakia ka pezulluar përdorimin e injektimit me AstraZeneca për personat që duan të vaksinohen për herë të parë.

“Njerëzit që janë duke pritur për dozën e dytë të kësaj vaksine aktualisht po vaksinohen me AstraZeneca”, njoftoi ministria e Shëndetësisë.

“Ministria e Shëndetësisë aktualisht po shqyrton disa alternativa se si do të veprojmë në këtë çështje në Sllovaki. Ne jemi duke marrë të gjitha mendimet e ekspertëve dhe do ta ndjekim këtë javë”, sqaroi ministria.

Vendimi vjen pasi Instituti Shtetëror i Kontrollit të Barnave të vendit tha se vdekja e një gruaje 47-vjeçare ka të ngjarë të ishte e lidhur me injektimin e kësaj vaksine.

Në një deklaratë, të lëshuar të premten, ministria sqaroi se kishte përcaktuar që shkaku i vdekjes të lidhej me trombozën e sinusit venoz cerebral, një çrregullim i mpiksjes së gjakut.

LEXO EDHE:

Back to top button