Slloveni, 18,5% e testeve Covid-19 pozitive, vendoset shtetrrethimi

Në Slloveni gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 794 infeksione të reja nga 4,326 testet e kryera, me një incidencë prej 18,5% të rasteve totale të testeve, raportuan autoritetet shëndetësore.

Në spitale janë 313, nga të cilët 56 ndodhen nën kujdes intensiv.

Në ish-republikën jugosllave, aty ku filloi epidemia, janë regjistruar 14 777 infeksione dhe 192 vdekje që nga sot kufizimet e reja të vendosura nga qeveria hyjnë në fuqi, me shtetrrethimin nga ora 21:00 deri në orën 06:00.

Gjithashtu ndalohen grumbullimet e mbi gjashtë vetëve dhe udhëtimet midis rajoneve të ndryshme.

LEXO EDHE:

Back to top button