Slloveni, fillon fushata parazgjedhore parlamentare

Një muaj para zgjedhjeve parlamentare në Slloveni, të cilët do të mbahen më 24 prill, zyrtarisht filloi fushata zgjedhore në të cilën sonte në oraret kryesore në kanalet televizive do të përballen kryetarët e parë të partive politike dhe listave të qytetarëve.

Sot në mesnatë skadon afati për paraqitjen e kandidatëve për deputetë në Asamblenë 90-anëtarëshe popullore. Pasi listat e kandidatëve do të dorëzohet në Komisionin shtetëror të zgjedhjeve, ai kontrollon nëse janë dorëzuar në pajtim me ligjin.

Deri më 3 prill duhet të konfirmohet orari i listave në njësitet zgjedhore me short, ndërsa listat publikohen deri më 4 prill.

Fushata zgjedhore njëmujore zgjatë deri më 22 prill në mesnatë, kur fillon heshtja parazgjedhore.

Përveç zgjedhjeve parlamentare, sivjet sllovenët kanë edhe zgjedhje presidenciale, në të cilat presidenti aktual Borut Pahor nuk mund të kandidohet pas dy mandateve të njëpasnjëshme, si dhe zgjedhjet lokale për këshilla komunalë dhe prefektë.

LEXO EDHE:

Back to top button