Slloveni Primozh Gliha, do të drejtojë kombëtaren e Kosovës

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, në mbledhjen e fundit vendosi që pas shkarkimit të francezit Alan ZHires, të emërojë sllovenin Primozh Gliha-n në krye të kombëtares së Kosovës.

Trajneri 55 vjeçar do të ndihmohet nga Afrim Tovërlani, Arbnor Morina, Ahmet Beselica dhe Tomas Riçards. Komiteti Ekzekutiv i FFK-së vendosi që t’ia besojë drejtimin e “Dardanëve” ekipit të brendshëm të trajnerëve, që tashmë janë të angazhuar në ekipet kombëtare.

Ata njëherësh do të qëndrojnë në ekipet e grupmoshave që i drejtojnë, por do të jenë të angazhuar për të ndihmuar përzgjedhësin Gliha në kombëtaren A.

Trajneri Gliha pritet të drejtojë Kosovën deri në fund të kampanjës kualifikuese për “Euro 2024”, ku “Dardanët” kanë regjistruar tri barazime dhe një humbje.

LEXO EDHE:

Back to top button