Sllovenia do anëtarësim bllok të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka thënë se shteti i tij që merr presidencën e Bashkimit Evropian nga 1 Korriku e përkrah një qasje tjetër karshi anëtarësimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
Pahor nga Beogradi tha se disa çështje bilaterale që janë të ndjeshme mes shteteve në rajon do të zgjidheshin më lehtë ose do bëheshin të parëndësishme me hyrjen e përbashkët në Union të të gjitha vendeve në afatin më të shkurt të mundur, njofton Klan Kosova.
Nga konferenca e përbashkët me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Pahor shtoi se për këtë beson në mirëkuptimin e gjitha vendeve anëtare të bllokut që janë 27.
Nga ana e tij, kreu i shtetit serb i cili e konfirmoi pjesëmarrjen në Samitin e Bërdos që e organizon Pahor me liderët e vendeve të perëndimit të Ballkanit , tha se pala e tyre kanë bërë një ndërhyrje në deklaratën që pritet të lëshohet nga ai takim.
Vuciq, deklaroi se ata pajtohen me klauzolën për mos ndryshimin e kufijve por kjo sipas tij duhet të bëhet sipas rregullave të OKB-së dhe rezolutave që i nxjerrë Këshilli i Sigurimit.
Pahor të premten ishte në Prishtinë nga ku tha se Lubjana zyrtare në asnjë formë nuk përkrah idenë e ndryshimit të kufijve të gjashtë vendeve të rajonit, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnjës, Shqipërisë e Malit të Zi.