Slot: Në pushim kuptuam si po luante Real Madridi dhe u përshtatëm

Trajneri i Liverpullit, Arne Slot, foli me entuziazëm pas fitores ndaj Real Madridit në “Anfield” (2-0), duke lavdëruar performancën e ekipit të tij dhe veçanërisht portierin Kelleher, i cili priti penalltinë e Mbappé.

“Kushdo që do të përballej me Mbapen në një penallti, në atë atmosferë, do ta mendonte si gol të sigurt. Portieri ynë e priti. Shpresoj që ky të jetë titulli kryesor në lajme”,  tha Slot, duke nënkuptuar rëndësinë e Kelleher në skuadër. Ai shtoi se kthimi i Alisson do të jetë i vështirë, duke e lënë të hapur garën për vendin e titullarit.

Slot theksoi se ndeshja ishte përgatitur për të ndalur Vinicius, por me mungesën e tij, situata u bë e paparashikueshme.

 

“Në pushim kuptuam si po luante Real Madridi dhe u përshtatëm. Dua të lavdëroj gjithashtu përkushtimin e lojtarëve të mi, të cilët ishin agresivë dhe të palodhur në fushë”.

 

Situata në fazën e grupeve…

 

“Duam më shumë se vetëm të fitojmë ndeshje në këtë fazë. Klubi synon të ecë përpara me ambicie të mëdha, por pa e humbur qetësinë. Gjithmonë është ndryshe kur luan në këtë fazë, por kënaqësia është e madhe”.

 

Slot vlerësoi Gravenberch, duke bërë shaka për krahasimin me Toni Kroos

 

“Jo, nuk mund të jetë Kroos, është holandez. Për Brahim dua të theksoj rëndësinë e eksperiencës dhe përmirësimit të tij në fushë”.

 

Slot përmendi se Real Madridi ka qenë një “dhimbje koke” për Liverpullin për shumë vite.

 

“Është një ekip që e ka fituar Ligën e Kampoionëve plot 15 herë. Është nder të luash kundër tyre”.

LEXO EDHE:

Back to top button