Slot: Nuk ishim me fat, por ishim me shumë shumë shumë fat ndaj PSZH-së

Trajneri i Liverpullit, Arne Slot u paraqit në konferencë për media para ndeshjes ndaj Sautemptonit në Premier Ligë. Por, nuk kaloi kjo bisedë me gazetarët pa folur rreth fitores në Ligën e Kampionëve ndaj Paris Sen Zhermenit.
Slot thotë se skuadra e tij ishte shumë me fat që fitoi minimalisht 0:1 në “Parkun e princave”.
“Ne nuk ishim me fat, por ishim me shumë, shumë, shumë fat. Por siç ka thënë i madhi Majkëll Xhordan: Sa më shumë që punon, aq më shumë fat do keni”, u shpreh Arne Slot.
Kujtojmë që nesër Liverpulli luan ndaj Sautemptonit, pastaj në javën e ardhshme e pret në shtëpi PSZH-në./Indeksonline/