“Smoke”, serial i bazuar në ngjarje të vërteta

“Smoke”, serial i bazuar në ngjarje të vërteta

Janë publikuar pamjet e para të serialit të zhanrit dramë kriminalistike, “Smoke”, i cili ribashkon ekipin kreativ prapa projektit “Black Bird” dhe në rolin kryesor e sjell aktorin britanik, Taron Egerton. Ai shërben edhe si producent ekzekutiv i serialit.

Krijuar dhe shkruar nga Dennis Lehane, s dhe i frymëzuar nga ngjarje të vërteta, “Smoke” sjell historinë e një hetuesi zjarrvëniesh, i cili rastësisht bashkohet me një detektiv për të zbuluar rastet e fundit që kanë tronditur qytetin. Mirëpo, përpjekja e tyre për të ndaluar dy zjarrvënës, shkakton një lojë të rrezikshme sekretesh dhe dyshimesh.

Me Egertonin në rolin kryesor të hetuesit, Dave Gudsen, dhe aktoren e nominuar për çmim “Emmy”, Jurnee Smollett, në rolin e detektives së quajtur Michelle Calderone, kasta e serialit përbëhet edhe nga aktorët, Rafe Spall, Ntare Guma Mbaho Mwine, Hannah Emily Anderson, Anna Chlumsky, Adina Porter, Greg Kinnear dhe John Leguizamo.

“Smoke” e shënon debutimin në platformën “Apple TV+” më 27 qershor.

LEXO EDHE:

Back to top button