SNB shpenzim rekord dobësimin e frangës

Banka Kombëtare Zvicerane (SNB) përdori 90 miliardë franga zvicerane (98 miliardë dollarë) në gjysmën e parë të këtij viti, për të luftuar forcimin e monedhës së saj gjatë pandemisë COVID-19.

Sipas të dhënave të SNB-së, shuma shënoi rekord përsa i përket ndërhyrjes së bankës qendrore zvicerane në tregjet e këmbimit valutor dhe ishte më shumë sesa kishte shpenzuar ajo për blerjen e valutave të huaja, në tre vitet e mëparshme të marra së bashku.

Franga zakonisht forcohet në kohë krize, sepse shumë investitorë e shohin atë si një monedhë të sigurtë.

Megjithatë, franga më e fortë dëmton industritë e eksportit dhe turizmin e Zvicrës, pasi produktet dhe shërbimet zvicerane bëhen më të shtrenjta.

LEXO EDHE:

Back to top button