Snoop Dogg thotë se ka hequr dorë nga marihuana
Snoop Dogg thotë se ka hequr dorë nga marihuana

Reperi i njohur Snoop Dogg ka thënë se po e ndërprenë konsumimin e marihuanës pas shumë vitesh përdorim, raporton TheIndepedent.
“Pas shumë konsideratash dhe bisedash me familjen time, kam vendosur të heq dorë nga konsumimi i marihuanës. Ju lutem respektoni privatësinë time në këtë kohë”, ka shkruar ai në rrjetin social “X”.
Ende nuk dihet saktësisht nëse deklarata e tij është e vërtetë apo vetëm një “reklamë” e radhës për kompaninë e tij të kanabisit “Leafs By Snoop”.
“Kjo ndoshta do të jetë vetëm një fushatë virale ku ai nis linjën e tij të ‘vapës’ ose ‘të ngrënshme’ apo diçka e tillë”, i komentoi një person në “X”.
“Sot nuk është 1 prilli Snoop”, komentoi një tjetër.
Fansa të tjerë kanë thënë se “Snoop pa tym është si toka pa ujë”.
Këngëtari i hitit “Drop it like it’s hot” ka qenë një fans i zëshëm i kanabisit shumë përpara se ai të bëhej i ligjshëm nëpër disa vende të SHBA-së.
California, vendi ku i cili Snoop është vendas, ishte vendi i parë që bëri të ligjshëm kanabisin për përdorime mjekësore. Më pas, në vitin 2016, kanabisi atje u bë i ligjshëm edhe për rekreacion. Në vitin 2012 tashmë kjo lëndë narkotike ishte e ligjshme në Colorado e Washington.
Kompania e tij “Leafs By Snoop”, të cilën e themeloi në Denver, Kolorado, në vitin 2015, është e specializuar në bërjen e llojeve të veta të kanabisit, koncentrateve, luleve dhe si dhe gjërave të ngrënshme të bëra me kanabis.
52-vjeçari i famshëm shpesh ka tymosur cigare marihuane gjatë koncerteve të tij.
Snoop Dogg u bë i famshëm pasi u shfaq në albumin e reperit Dr Dre në vitin 1992, “The Chronic”.
Mbi ballinën CD-së së albumit i cili kishte certifikim të trefishtë “platinum”, ishte një gjethe marihuane.
Pastaj Snoop në vitin 1993 lansoi për herë të parë albumin e tij “Doggystyle” i cili bëri që emri i tij të mbahej mend gjatë.