Sofian Amrabat më afër “Old Trafordit” dhe “Djajve të Kuq”

Sofian Amrabat është i gatshëm të transferohet në elitën e futbollit anglez, te Mançester Junajtedi. Mesfushori maroken ka shprehur interesim për tu larguar nga Fiorentina, pasi dëshiron të bëj një hap para në karrierën e tij.
Sipas asaj që ka raportuar Fabrizio Romano, Amrabat është pajtuar për tu transferuar në “Old Traford” gjatë afatit kalimtar veror.
Man. Junajted ende nuk ka dërguar ofertë zyrtare te Fiorentina, por së shpejti pritet ta bëjnë një gjë të tillë. Fred do të largohet nga Man Junajted dhe rrugën e tij do ta ndjek edhe Van de Beek, derisa Amrabat do të jetë përforcimi i “Djajve të Kuq” për mesfushën. Nga largimi i marokenit, Fiorentina synon që të fitojë rreth 30 milionë euro.