Solskjaer: Man. Junajtedi mund të blinte Halandin për 4 mln funte

Erling Haaland është shëndrruar si lider i Man. Sitit në sezonin e pare. Sulmuesi norvegjez ka shënuar 35 gola në 32 ndeshje të Premier Ligës deri më tani. Legjenda e Manc. Junajtedit, Ole Gunar Solskjaer ka deklaruar se ish klubi i tij kishte mundësinën për ta transferuar Haalandin për vetëm katër milion funte, gjatë vitit 2018.

Në një intervistë për “The Sun”, Solskjaer tha se i kishte rekomanduar klubit emrin e Haaland gjashtë muaj përpara se të merrte rolin e menaxherit, por ata refuzuan ta dëgjonin atë.

“Unë e thirra Junajtedin rreth gjashtë muaj para se të merrja drejtimin dhe u thashë atyre se do të kisha këtë sulmues, por ata nuk dëgjuan. Unë kërkova 4 milionë funte për Haaland, por ata e bënë “mos e firmos atë”, tha mes tjerash Solskjaer.

LEXO EDHE:

Back to top button