Sonda “Blue Ghost” zbarkon në hënë
Sonda “Blue Ghost” zbarkon në hënë

Një sondë private, e pajisur me fshesë elektrike dhe pajisje të tjera eksperimentale për NASA-n, u ul në sipërfaqen e hënës. Ky është misioni më i fundit i një sërë kompanish që synojnë të bëjnë kërkime në hënë përpara misioneve madhore me astronautë. Sonda “Blue Ghost” e kompanisë “Firefly” zbriti nga orbita hënore drejt një krateri në atë që njihet si pjesa më e afërt e hënës me Tokën ose që është gjithmonë përballë planetit tonë dhe mund të shihet me sy të lirë. Sonda “Blue Ghost” u lëshua nga Florida në muajin janar në një raketë të kompanisë SpaceX. Misionet e reja drejt hapësirës kanë për qëllim për zgjerimin e eksplorimeve të hapësirës së largët. /Alsat.mk