Sonda e NASA-s përplaset me sukses me astereoidin

Sonda e NASA-s përplaset me sukses me astereoidin

Sonda Dart e agjencisë hapësinore amerikane, NASA, është përplasur me sukses në një asteroid, duke shkatërruar veten në këtë proces. Përplasja ishte e qëllimshme dhe ishte dizajnuar të testonte nëse shkëmbinjve hapësinorë, që mund të kërcojnë Tokën, mund t’iu ndryshohet kursi në mënyrë të sigurt.  Kontrollorët në Laboratorin e Fizikës së Aplikuar të Universitetit Johns Hopkins, pritën me gëzim pamjet e kapura nga kamerat në sondën Dart. Sipas të dhënave të para, vendi ku u përplas sonda ishte vetëm 17 metra larg qendrës së asteroidit Dimorphos. Sonda Dart po lëvizte me një shpejtësi relative prej 22.000 kilometrash në orë kur hasi dy asteroid, një më i madh dhe një më i vogël, dhe më pas softueri i navigimi rregulloi trajektoren e sondës dhe ajo u përplas me asteroidin Dimorphos. Nga pamjet e marra nga sonda, shkencëtarët thanë se asteroidi kishte formën e një diamanti dhe në disa pjesë të sipërfaqes së tij kishte gurë, por disa zona ishin të lëmuara./Alsat.mk

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button