Sonda japoneze i mbijetoi natës hënore

Sonda japoneze i mbijetoi natës hënore

Sonda e dërguar nga Japonia në satelitin tonë natyror i ka mbijetuar natës së vështirë hënore. Nata hënore është e barabarte me dy javë të ftohta pa diell në Tokë. T’i mbijetosh natës në Hënë është një nga sfidat kyçe teknologjike për mbijetesën e robotëve apo misioneve me njerëz në Hënë.” SLIM, zbarkuesi inteligjent për hetimin e Hënës është ulur pranë Ekuadorit të Hënës dhe kjo do të thotë se gjatë natës hënore, temperaturat shkojnë deri në -130C. Sipas Agjencisë Kombëtare të Hapësirës Jaksa, anija kozmike ishte vendosur në “modalitetin e gjumit” pasi pati një ulje të vështirë në sipërfaqen hënorë në janar. Si pasojë e këtij incidenti, panelet solar të SLIM mbetën të kthyer në drejtimin e gabuar, dhe rrjedhimisht nuk mund të grumbullonte energjinë që i duhej sondës për të funksionuar normalisht, vetëm në rastet kur e kapnin rrezet e diellit. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button